E-Diaspora
“Zvicerani” kompozon himnin shqiptar
Ardian Luboja i njohur si DJ A-Boom bën pjesë në mesin e producentëve më të suksesshëm zviceranë të muzikës
Ardian Luboja, një shqiptar ri 21 vjeç me shtetësi zvicerane është i njohur si DJ A-Boom. Edhe pse fare i ri, ai bën pjesë në mesin e producentëve më të suksesshëm zviceranë të muzikës. Ai rrëfen për mediet zvicerane se si ndodhi të rikrijonte himnin e popullarizuar “100 vjet shtet”, që e këndon Noizy, të publikuar së fundi me rastin e festimeve të 100 vjetorit të shtetit shqiptar.
“Në tetor kisha një koncert në Malmö, Suedi dhe atje kalova disa ditë në studion e mikut tim DurimKid. U ndjeva shumë i motivuar dhe fillova menjëherë kompozimin. këngën e përfunduar Ia treguam në vazhdim Noizy-t, i cili tha se “kjo do të jetë kënga e himnit për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë”.
Dy ditë pas publikimit në Youtube, më 29 nëntor kënga tashmë kishte marrë më shumë se gjysmë milioni klikime. Por, sukseset e mëdha në këtë fushë nuk janë diçka e re për Ardianin, “Të gjitha këngët që kam kompozuar dhe prodhuar deri më tash për Noizy-n, kanë qenë të suksesshme.
Kështu, kënga “Selam” është shikuar 3.404.998 herë në youtube, ndërsa kënga “Boll jena përça” 2.131.768. Po ashtu pjesa më e madhe e këngëve të Noizy-t janë kompozuar dhe prodhuar nga Ardiani. Dhjetë këngë tashmë janë të gatshme, thotë ai.
E-Diaspora
-
Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues Janë bërë mbi 30 mijë aplikime, ndërsa 1,990 janë refuzuar...
-
Çfarë i premton PDK diasporës?
-
Albin Kurti dhe Diaspora: Në mes të premtimeve dhe realizimit
-
Hyra Morina Sylkaj, shqiptarja e parë shofere e autobusit në Vjenë
-
11 kompani nga Diaspora në Konventën e 7-të të industrisë së drurit në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Rënia e normës së hipotekave në Zvicër parashikon një lajm të mirë për blerësit Hipotekat ishin bërë më të shtrenjta në Zvicër pasi normat e inflacionit u rritën pas pushtimit...
-
Rritja e çmimeve zvogëlon kërkesën në tregun zviceran të banesave
-
Aargau është kantoni zviceran me “lirinë” më të madhe
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pritet të ulë më tej normat e interesit
-
Karin Keller-Sutter, zyrtarisht presidente e Zvicrës për vitin 2025