Integrimi

Kosova prezantohet në “Festën e Kulturave” në Schönenwerd

Të premten, më 29 qershor 2012, në Schönenwerd të Solothurnit në kuadër të festivalit të të rinjve “Jugendfest” që do të organizohet për tri ditë rresht në këtë komunë, është paraparë të mbahet edhe “Festa e Kulturave”.

Në mesin e 18 vendeve nga e tëra bota që do të prezantojnë kulturën në këtë festë të Schönenwerd-it është pjesëmarrëse edhe Kosova.

Për Kosovën është siguruar një stendë, ku do të prezantohen specialitete të kuzhinës shqiptare.

Koordinatore e kësaj pjese të Festivalit të të Rinjve është shoqata “Kulturpunkt” nga Schönenwerd, në të cilën janë të angazhuara edhe shqiptaret nga Kosova, Venera Gashi Maliqi dhe Lirie Malaj.

„Festa e Kulturave“ është një mundësi e mirë për shqiptarët e Kantonit të Soloturnit për të mësuar më shumë për kulturat e vendeve të tjera në Zvicër.

Programi i “Jugendfest” në Schönenwerd:

http://www.schoenenwerd.ch/dl.php/de/4fd74b82b4ebc/Programm_Jugendfest_2012.pdf