Shkurt.ch

Mungesa të kripës për shkrirjen e borës

Dimri, që këtë vit ka ardhur më herët, ka rritur me të madhe nevojën për kripën që përdoret për shkrirjen e borës. Kjo ka bërë që të mos mjaftojnë kapacitetet e fabrikës “Rheinsalinen” për prodhimin e këtij lloji të kripës.

Për të shmangur mungesat, kjo fabrikë do të zgjerojë deponë e saj qendrore në Riburg, Rheinfelden. Depoja e re e planifikuar do të ketë vend për 100 mijë tonelata kripë dhe për ndërtimin e saj janë buxhetuar 30 milionë franga. Me këtë do të dyfishohet sasia e kripës që do të zë vend në depo, krahasuar me sasinë e tashme.