Integrimi
Një avokat në krye të Kuvendit Shqiptar në Zvicër
Jeton Kryeziu mori besimin e delegatëve për kryetar të Kuvendit. Mbyll punimet Kuvendi me zgjedhjen e kryesisë së re prej dhjetë anëtarëve
Duket se komuniteti shqiptar në Zvicër e ka kuptuar se askush më mirë se një avokat nuk mund t’i përfaqësojë interesat e tyre në këtë vend.
Jeton Kryeziu është emri i ri i kryetarit të Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës. Në përballjen e tij për postin e përfaqësuesit të shqiptarëve të Zvicrës, avokati nga Lozana, Jeton Kryeziu, pati përballë kandidaten për postin e të parit të Kuvendit, mësuesen akademike të italishtes dhe gjermanishtes, Ramize Rexhaj. Delegatët e dërguar të regjionit të Baselit, Bernës, Cyrihut, Gjenevës dhe Lucernit e zgjodhen me 48 vota Jeton Kryeziun për kryetar të Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës për një mandat dyvjeçar. Ramize Rexhaj ndërkaq mori votat e 23 delgatëve të tjerë. Ndërkohë që abstenimet nuk u numëruan, por as në zgjedhjen e dhjetë anëtarëve të kryesisë së re.
© albinfo.ch
Pas postit të kryetarit, për nëntë përfaqësuesit e tjerë – anëtarët e rinj të zgjedhur nga delegatët e dërguar, mbetet të dalë kryesia e re e këtij Kuvendi, të cilit gjatë këtij punimi nuk dukej se po i bëhej një procesverbal. Andaj edhe u shoqërua me paqartësi të shumta në fillim të punës së Kuvendit.
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës përfaqësohej me delegatë të dërguar nga regjioni i Cyrihut, Bernës, Baselit, Gjenevës dhe Lucernit. Ndërkohë që mungesën e delegatëve të regjioni të St. Gallenit apo Zvicrës Lindore dhe Tesinit organizatorët e arsyetuan me mosarritjen e konsolidimit të grupit punues atje. Por që u premtua se së shpejti edhe aty do të organizohen takime, nga ku duhet të zgjidhen dy anëtarë për kryesi nga regjioni i St. Gallenit dhe një nga Tesini.
Pashmangshëm duhet theksuar se në mesin e anëtarëve të Kuvendit, me një numër të madh votash u zgjodh edhe zvicerani nga Lucerni, R.W, i cili me një shqipe të rrjedhshme u prezantua para delegatëve. Nga secili regjion delegatët e dërguar zgjodhën me aklamacion nga dy përfaqësues për kryesinë e Kuvendit. Kështu për regjionin Bernës u zgjodhën Majlinda Dibra dhe Samir Zejneli. Baselin do ta përfaqësojnë Nazmi Jakurti dhe Mirash Hajdaraj. Cyrihun Orhan Spahiu dhe Lirie Veselaj. Kurse Lucernin e përfaqësojnë R.W. dhe Avni Binaku.
© albinfo.ch
Dhe në fund si përfaqësuesit që më së shumti lanë mbresa brenda delegatëve të dërguar për regjionin e Gjenevës, Vaudit dhe Valisit u zgjodhën Jeton Kryeziu dhe Ramize Rexhajn, të dy këta të rinj me përgatitje të lartë profesionale, pastaj u propozuan për vendin e kryetarit të Kuvendit, i cili, siç u tha më lart, iu besua Jeton Kryeziut.
Për anëtarën e kryesisë së re, punëtorën e UBS-sit, 23-vjeçarën Majlinda Dibra me origjinë nga Struga, Kuvendi kishte shumë pengesa për t’i tejkaluar. Për të, më rëndësi është që ky tregim tani pas shumë diskutimeve pro et contra ka një finalizim me zgjedhjen e kryesise së re. Angazhimi i Majlindës në një Kuvend të këtillë ka si motivim përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Zvicër. „Jo Kosovës, jo Maqedonisë, por shqiptarëve, thotë ajo . Kjo kryesi e re ka shumë potencial, vlerësoi ajo dhe tha se duhet ta shfrytëzojmë për të mirën e shqiptarëve këtu“.
© albinfo.ch
Retrospektivë e punës njëvjeçare të Kuvendit
Por si shkuan punimet e Kuvendi? Në hapje të punimeve të Kuvendit Shqiptar të Zvicrës, kryetari në largim, Orhan Spahiu, foli para delegatëve për të arriturat e këtij Kuvendi deri tani. Orhan Spahiu ndër të tjera tha se Kuvend i Shqiptarëve në Zvicër ka qenë bashkorganizator i ndarjes së çmimit Diaspora, pjesëmarrës në projektin Diaspora të Qeverisë në Kosovë. Ftesa zyrtare me peshë integrimi për komunitetin tonë këtu në Zvicër, por edhe takime të tjera nëpër tubime të shqiptarëve këtu. Në organizime të ambasadës së Kosovës, si dhe takime me qeveritarë e deputetë nga Kosova, tha ai.
Gjithsesi edhe reagime të njëzëshme, profesionale e të koordinuara kundër akuzave përgjithsuese ndaj komunitetit tonë të shfaqura në mediat zvicerane, siç ishte vrasja në Pfäffikon, therja me thikë e një zvicerani tjetër e ngjarje të tjera tragjike që zbehin edhe më tej imazhin e komunitetit tonë këtu, tha Orhan Spahiu në retrospektivën e punës njëvjeçare të këtij Kuvendi. Krahas kësaj ai përmendi edhe rastin e ragimit ndaj ndërrmarrësit Stöhlker, i cili kishte fyer publikisht shqiptarët. Por, edhe reagime për situatën e rëndë të shqiptarëve në Maqedoni, shtoi ai, dhe mospajtimin tonë me autoritetet kosovare për çështjen e kartonit të gjëlbër për automjete që zbatohet në hyrje të Kosovës. Ai më tej sqaroi se ne nuk kemi bërë vetëm reagime e kritika, por kemi ofruar edhe alternativa me propozime konkrete për zgjidhje të probemeve që preukopojnë mergatën shqiptare në Zvicër.
Vizioni i Kuvendit
© albinfo.ch
Anëtari i Këshillit Strategjik të Kuvendit, Hamit Zeqiri, foli me optimizëm për vizionin e Kuvendit. Hamit Zeqiri tha se tani Kosova është bërë shtet, ndërsa Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më tepër si një shtet i fortë, i zhvilluar e i integruar në struktura euroatlantike. Ne mërgata shqiptare në Zvicër, mes tjerash, tha ai, kemi tri ambsada shqiptare këtu.
Reagimi i fundit i ambasadave pas djegies së flamurit shqiptar të tifozëve serbë në ndeshjen mes Spanjës dhe Serbisë tregon që ne po bëhëmi faktor. Kemi një migracion profesionist në të gjitha lëmitë e jetës, gjë që përpara nuk e kemi pasur. Kemi qindra studentë e në të gjitha lllojet e studimeve. Kemi sportistë të njohur, siç është futbolli, të cilët vetëm me angazhimin e tyre, pa folur i ndihmojnë çështjes sonë. Me fjalë të tjera, ne duhet të jemi krenarë me këtë Kuvend dhe ta përkrahim atë, tha ai në fund të fjalimit.
© albinfo.ch
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës