Muzikë

“Eurovision 2018” me rekord këngëtarë shqiptarë

Eugent Bushpepa do të përfaqësojë Shqipërinë, Eleni Foureira Qipron, si dhe Ermal Meta Italinë

Këtë vit “Eurovision” do të jetë më i veçantë, pasi do të marrin pjesë rekord këngëtarë shqiptarë.

Të tre shqiptarët do të përfaqësojnë shtete të ndryshme në “Eurovision” që do të mbahet në Portugali, përcjell albinfo.ch.

Si dihet Eugent Bushpepa do të përfaqësojë Shqipërinë, në këtë ngjarje, derisa këngëtarja me origjinë nga Fieri, Eleni Foureira, do të përfaqësojë Qipron, kurse i fundit që ka siguruar pjesëmarrjen është fituesi i Sanremos, Ermal Meta i cili në bashkëpunim me Fabrizio Moro do të përfaqësojnë Italinë.

Siç dihet Kosova nuk është pjesëmarrëse, pasi numri i këngëtarëve shqiptarë do të rritej edhe më shumë.