Futboll

Këngëtarët italianë arrestohen për therjen me thikë ndaj futbollistit shqiptar

Futbollisti shqiptar kishte mbijetuar vetëm fal një operacioni të vështirë

Futbollisti shqiptar, Aldi Shpijati, sulmues i Arcetana Calcio, ishte sulmuar ditë më parë, derisa policia italianë ka ndaluar dy këngëtarë italianë.

Futbollisti ishte therur tri herë me thikë, dhe vetëm pas një operacioni të vështirë, arriti t’i mbijetojë plagëve të marra, përcjell albinfo.ch.

Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar Y. Margini, 20-vjeçar, nga Castelnovo Monti, dhe E. Finizio, 36-vjeçar, me origjinë nga Sassuolo e rezident në Viano. Ata janë këngëtarë mjaft të njohur. I pari ishte arrestuar të enjten, derisa më pas është arrestuar edhe 36-vjeçari.

Karabinierët italianë gjetën armën e krimit, ende me njolla gjaku, ashtu si dhe rrobat e Marginit, të gjetura në banesën e tij.