Lifestyle

Jenner merr fronin e postimit më të pëlqyer në Instagram

Njoftimi i bukuroshes për emrin e fëmijës së saj të parë e ka bërë postimin më të famshëm në botë

Kylie Jenner është “Mbretëresha” e re e Instagramit.

Njoftimi i bukuroshes për emrin e fëmijës së saj të parë e ka bërë postimin më të famshëm në botë, duke e kaluar atë të njoftimit të shtatzënisë së Beyonces më 2017.

Jenner të martën publikoi një fotografi të vajzës së saj, Stormi Webster. Postimi deri tash ka mbi 15 milionë pëlqime, në krahasim me Beyoncen që kishte marrë 11.2 milionë, transmeton Albinfo.ch.

20-vjeçarja Jenner është fëmija më i ri i familjes Kardashian-Jenner. Ajo kishte fshehur nga mediat shtatzëninë e saj gjatë gjithë kohës.

https://www.instagram.com/p/Be3rTNplCHf/