Shkurt.ch

Presidentja Calmy-Rey pritet solemnisht nga qytetarët e Gjenevës

Ajo u është përgjigjur pyetjeve të bashkëqytetarëve të saj, që ishin më shumë se një mijë veta

 Festa tradicionale e Gjenevës „Escalade”, e kremtuar të dielën, ka shërbyer si skenë e përgëzimit nga ana e popullit të Gjenevës për postin e presidentes së vendit, në cilin është zgjedhur Micheline Calmy-Rey. Para se të vihej në krye të procesionit të Escalade-s, presidentja e re ka bashkëbiseduar me qytetarët në një tendë të improvizuar, raporton drs.ch.

Këtu ajo u është përgjigjur pyetjeve të bashkëqytetarëve të saj, që ishin më shumë se një mijë veta, për qindra nga të cilët nuk kishte vend në tendë.

Me pritjen e saj në Gjenevë, Calmy Rey ka thyer një traditë, sipas të cilës presidenti i ri ditën e zgjedhjes udhëton me një tren special për në kantonin e prejardhjes.