Gastronomët shqiptarë në Zvicër
Valmiri furnizon me mish restorantet më të njohura në regjion
“Zia Val AG”, e udhëhequr nga 31 vjeçari Valmir Xhemaili është mishtorja që furnizon restorantet më të njohura të regjionit të Bodensee
Një mishtore pak më ndryshe nga ato që zakonisht i njohim tek ofertuesit shqiptarë, është “Zia Val AG” buzë liqenit Bodensee, jo larg kryeqytetit lindor të Zvicrës, St. Gallenit.
Mishtorja e Valmir Xhemailit është e specializuar për produktet e gjedhit, kryesisht mish të cilësisë së lartë që përgatitet në formë fileti për nevoja të restoranteve.
„Ne jemi një mishtore që punojmë me restorante dhe mishin e përgatisim direkt këtu. Domethënë nuk kanë nevojë myshteria me ardhë me thonë e dua gjysmë viçi“.
Ata porcionojnë çdo pjesë të mishit sipas porosisë dhe ua dergojnë të gatshëm restoranteve për gatim.
„Ne i prejmë copat e mishit sipas nevojave të kuzhinierëve dhe i porcionojmë ashtu që gastronomët të mos kenë nevojë ta blejnë komplet kofshën“.
Valmiri e di për çfarë po flet, familja e tij ka një pervojë të gjatë në gastronomi dhe ata sot drejtojnë piceritë më të njohura në Rorschach. „E kam parë si nevojë hapjen e një dyqani të këtillë, sepse një mishtore si kjo nuk ka pasur në Rorschach“.
Familja me 4 piceri
Mishtorja “Zia Val AG” gjendet në qendër të qytetit dhe ofron mish të zgjedhur për nevoja private dhe të restoranteve. “Vetëm në familjen tonë kemi katër piceri që i furnizojë me mish”, tregon Valmiri.
Familja xhemaili ka mbi 11 vite që drejton me sukses picerinë e njohur “Roma”, në Rorschach. „Ne i furnizojmë restorantet më të mira në këtë anë jo vetëm me mish, por edhe me shpageta, makarona e produkte tjera ushqimore të nevojshme në gastronomi”, tregon Valmiri dhe shton; “gjithsesi produktet tona në shitore i ofrojmë edhe për konsum privat“.
Kërkesat e restoranteve janë shumë të larta. Vetëm në picerinë tonë “Roma” me nevojitet mua secilën ditë nga një “Rindsfile”.
Mirëpo nuk janë vetëm piceritë e familjes Xhemaili që ata i furnizojnë me produkte të mishit.
“Janë mësuar, krejt e dinë që jemi shqiptarë”
Në dyqanin “Zia Val AG” konsumatorët mund të furnizohen edhe me produkte të tjera ushqimore të importuara nga Ballkani, si djathë, erëza, suxhuk e perime të konzervuara.
“Ushqimet tradicionale shqiptare si suxhuk, qebapa e qofte i bëjmë vetë, po ashtu edhe `Bratwurst`- in e njohur të St. Gallenit”, thekson 31 vjeçari i rritur në Rorschach. Valmiri në mbrëmje punon në picerinë “Roma”, e cila ka më shumë 11 vite që është në pronësi të familjes Xhemaili me një klientelë të përzier, ku drejtuesit shqiptarë të picerive, siç thotë ai “nuk duhet të fshihen më pas emrit “piceri italiane”.
“Janë mësuar, krejt e dinë që jemi shqiptarë” thotë Valmiri dhe shton: ”kjo ka qenë në fillim, para 10-15 vjetëve, ishte shumë problem me hap biznes si shqiptar, sidomos këtu në Rorschach, por tash, janë mësuar dhe ajo kohë është prapa nesh”.
Të tjera nga Gastronomët shqiptarë në Zvicër
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor