Shkurt.ch

Ngriten çmimet e udhëtimit me tren

Nga e diela, 12 dhjetor, do të ketë një ngritje çmimesh të biletave të udhëtimit me tren, njofton gazeta „Tages Anzeiger” në publikimin e saj online. Ngritja do të jetë mesatarisht 5.9 për qind. Më së keqi nga kjo ngritje do të pësojnë njerëzit në moshë të cilët posedojnë një abonament gjeneral (biletë vjetore treni „GA”).

Këto bileta seniorëve zviceranë do tu kushtojnë tash e tutje për 8 për qind më shtrenjtë. Një ngritje, për herë të parë pas shumë vitesh, do të bëhet edhe për abonamentet me gjysmë çmimi (Halbtax-abo, Demitarif).