E-Diaspora
Berishët, liderë në Zvicrën Qendrore
Besimi i thellë, cilësia e punës dhe tradita 13-vjeçare kanë bërë që “Berisha Bau & Haustechnik AG” në Mellingen, e udhëhequr nga babë e bir, të jetë lidere në ndërtimin dhe renovimin e shtëpive zvicerane
Mellingen është një qytet i vogël në rrethin e Badenit të Kantonit Aargau. Ky vendbanim 30 minuta larg Cyrihut, ka rreth 30 për qind të huaj, shumica prej tyre shqiptarë.
Aty, në një skaj të një zone industriale, të bie në sy një firmë me emrin “Berisha Bau & Haustechnik AG”.
Në shumë kantierë ndërtimi në këtë rrethinë shihet mbishkrimi me emrin e firmës “Berisha”, kjo tregon se banorëve lokalë nuk u pengon që shtëpitë e tyre po ndërtohen nga shqiptarët.
Firmë e pranuar nga vendësit
Pra, askujt nuk i pengon emri e as origjina e firmës që e menaxhojnë babë e bir, me origjinë nga Gjakova e Kosovës, Beqir dhe Shaqir Berisha, e cila po shënon 13-vjetorin e kësaj veprimtarie në Zvicër. Për këtë shprehen mirënjohës pronarët.
“Asnjëherë nuk jemi ballafaquar me vështirësi, edhe pse jemi shqiptarë. Madje, 90 për qind të projekteve janë nga punëdhënësit zviceranë”, tregon Shaqir Berisha, i specializuar në saniteri dhe ngrohje (Saniter Heizung).
“Berisha Bau Hasutechnik AG” në Mellingen ndërton gjithçka, edhe atë me standardet më të larta të ndërtimit, duke filluar nga banjot moderne, kuzhinat, fasadat deri te kulmi i një shtëpie.
Shaqir Berisha, bashkë me babain kishin hapur firmën në vitin 2005. Fillimisht e nisën me vetëm dy punëtorë, ndërsa tani firma e tyre numëron dhjetëra punëtorë. Prej atëherë, nuk janë ndalur asnjëherë me renovimin e brendshëm të shtëpive dhe banesave, e deri te ndërtimi komplet i ndërtesave disakatëshe nëpër Zvicër.
Shaqiri përmend projektin e fundit të renovimit të 15 banesave në Cyrih brenda dhe jashtë. Po ashtu, ai numëron si projekte të mëdha edhe renovimin e objekteve të kompanive të njohura, si “Marionnaud”, “Naf Naf”, “Interdiscount” dhe mirëmbajtjen e 15 pompave të benzinës “Coop”.
Përkushtimi dhe bashkëpunimi – garanci e suksesit
“Ka qenë një sfidë e jashtëzakonshme për të arritur këtu ku jemi sot. Mirëpo, falë përkushtimit deri në detajet e vogla dhe bashkëpunimit të shkëlqyer si kompani, kemi arritur të instalojmë një standard të ri të ndërtimit”, thotë gjakovari.
Besimi i thellë i klientëve në cilësinë e ndërtimin dhe tradita 13-vjeçare kanë bërë që “Berisha Bau & Haustechnik AG” në Mellingen të jetë lider në Zvicrën qendrore.
“Për një vit ne bëjmë renovimin e mbi 150 banjove e kuzhinave”, tregon Berisha dhe paralajmëron se së shpejti biznesin e tyre do ta zgjerojnë edhe në patundshmëri, ”Berisha Immobilien AG”. Tashmë vendi është siguruar dhe së shpejti do të nisë edhe ndërtimi në Turgi, e shtëpitë e ndërtuara do të mbajnë vulën e firmës “Berisha”.
Është nisur me 2 punëtorë, tash ka disa dhjetëra
Shaqir Berisha, bashkë me babain kishin hapur firmën në vitin 2005. Fillimisht e nisën me vetëm dy punëtorë, ndërsa tani firma e tyre numëron dhjetëra punëtorë. Prej atëherë, nuk janë ndalur asnjëherë me renovimin e brendshëm të shtëpive dhe banesave, e deri te ndërtimi komplet i ndërtesave disakatëshe nëpër Zvicër.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor