Ekonomi

Bitcoini kalon vlerën e dhjetë mijë dollarëve

Vlera e një monedhe digjitale, Bitcoin, ka kaluar 10 mijë dollarëshin.

Monedha digjitale arriti këtë shifër për herë të parë, vetëm pak ditë pasi kaloi shifrën e nëntë mijë dollarëve.

Kjo është rritje e paharrueshme në vlerën e parasë digjitale, që në fillim të vitit ishte vetëm 1000 dollarë.

Disa ekspertë besojnë se ky aset do të forcohet akoma, por të tjerët thonë se gjithçka mund të digjet kurdoherë, transmeton Albinfo.

Vlera totale e Bitcoinave tani ka kaluar shifrën e 167 miliardë dollarëve.

Bitcoini ishte prodhuar fillimisht më 2009 dhe iu desh shumë vjet për t’u pranuar si vlerë monetare.