Shkurt.ch

Kush “dëshiron” të shtrihet në spital, paguan 15 franga ditën

Qeveria Federale ka vendosur që tash e tutje, të shtruarit në spitale do të duhet të paguajnë nga xhepi i tyre nga 15 franga në ditë për fjetje dhe për ushqim.

Deri më tash, një pagesë (10 franga në ditë) ishin të detyruar ta bënin vetëm të rriturit pa familje, ndërsa me rregullat e reja, detyrimit për pagesë të shtuar i nënshtrohen edhe pacientët tjerë të moshës madhore, ata që kanë familje.

Vlerësohet se me këto dy ndryshime pacientët do të kontribuojnë në mbulimin e shpenzimeve të spitaleve me gjithsej 115 milionë franga në vit, nivel të Zvicrës.