Autotech

Tesla habit me superveturën e shpejtë

Me një mbushje të plotë vetura mund të arrijë 1000 kilometra distancë

Në prezantimin e kamionit të parë, Tesla befasoi me një superveturë të lansuar.

Një version të ri të modelit origjinal Roadster, i cili shpejtësinë prej 0 në 100 kilometra për orë e arrin për vetëm 1.9 sekonda. Shpejtësinë deri në 160 km/orë e arrin për 4.2 sekonda, ndërsa top shpejtësia e tij është 400 km/orë.

Me një mbushje të plotë vetura mund të arrijë 1000 kilometra distancë.

Një video e publikuar sot nga kompania e madhe e veturave elektrike tregon se sa e shpejtë është kjo veturë. Ajo pritet të dalë në treg më 2020.

Për ta blerë një të tillë, vetura kushton rreth 250 mijë dollarë.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=27&v=tw4jkyfY4HE