Shkurt.ch

Frangu humbi vlerën deri 8 për qind gjatë vitit

Duhet thënë se viti 2017nuk ishte i mirë për shumicën e monedhave, duke përfshirë edhe frangun zviceran, i cili në disa raste këtë vit ishte në prag të përjetimit të rënies më të madhe, shkruan albinfo.ch.
Në fillim të korrikut të këtij viti frangu humbi 4% të vlerës së tij dhe në fund të muajit të njëjtë, ai rrezikonte rënien më të madhe në raport me euron që nga viti 2011. Gradualisht, frangu gjatë gjithë vitit humbi vlerën dhe në total ra rreth 8%, në terma vjetorë vitin e kaluar.
Kjo mendohet të jetë pikërisht për shkak të mbivlerësimit të kësaj monedhe. Kriza në Greqi dhe trazirat në Ukrainë kanë luajtur një rol të madh në këtë situatë, sepse frangu shërbeu si një mbrojtje gjatë këtyre ngjarjeve. Përkundër stabilizimit, frangu po humb ngadalë vlerën kundrejt euros.
Parashikimet thonë se në aspektin e situatës, është e mundur humbja prej 5% deri në 10% e frangut kundrejt euros gjatë dy vjetëve të ardhshme.