Ekonomi

Qeveria e Kosovës të fokusohet për ta luftuar ekonominë joformale

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka deklaruar se institucionet e Kosovës nuk kanë bërë punë mjaftueshëm për ta luftuar ekonominë joformale.

Ajo ka marrë pjesë në prezantimin e projekteve të financuara nga BE-ja, që e bëri Ministria e Financave.

Apostolova tha se qeveria duhet të marr seriozisht të gjeturat e këtij raporti dhe se ekonomia joformale është një nga fushat me prioritet në agjendën e BE-së dhe që trajtohet në edhe në MSA, përcjell albinfo.ch.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se Qeveria e Kosovës në top prioritetet e saj e ka sundimin e rendit dhe të ligjit, të cilin e ka reflektuar edhe në buxhetin e 2018.