Kuriozitete

Rekord i njerëzve të grumbulluar me kostum të “Wally”-t

Ata arritën që të hynin në Librin e Rekordeve “Guinness” falë “Turmës më të madhe të njerëzve të veshur si ‘Wally’” – karakteri i dashur i librit të fëmijëve “Where’s Wally”

Mijëra njerëz të veshur si “Wally” kanë hyrë në histori pas grumbullimit në Nagasaki të Japonisë.

Ata arritën që të hynin në Librin e Rekordeve “Guinness” falë “Turmës më të madhe të njerëzve të veshur si ‘Wally’” – karakteri i dashur i librit të fëmijëve “Where’s Wally”.

Ngjarja e mbajtur në fillim të tetorit ishte tentativa e tretë, pas dy herave të shkuara të dështuara, transmeton Albinfo.ch.

Pjesëmarrësve iu kërkua të bartnin kapelë të bardhë me shenjë të kuqe, syze, fanellë bardhë e kuq dhe xhinse blu nëse dëshironin të përfshiheshin në rekord.

Me 4626 “Wally” të grumbulluar u thye rekordi i mëparshëm që ishte 3872.