Ekonomi

Përmirësohet perspektiva ekonomike në eurozonë

Qëndrimi ekonomik në eurozonë po përmirësohet në nivelin më të lartë prej afro 17 vjetësh, raporton Bloomberg, përcjell albinfo.ch.

Treguesi i pozicionit ekonomik të Komisionit Evropian (EC) rritet nga 113.1 pikë në shtator në 114 pikë në tetor, rritja e pestë mujore dhe vlera më e lartë që nga janari i vitit 2001. Parashikimi i analistëve të anketuar nga “Bloomberg” ishte 113.3 pikë.

Raporti thekson se tendenca pozitive e vjeshtës së vitit të kaluar është ruajtur.
Sipas sondazhit të KE-së, qëndrimet po përmirësohen në të gjithë sektorët ekonomikë: industri, shërbime, shitje me pakicë dhe ndërtim.

Të dhënat për rritjen e ekonomisë së eurozonës në tremujorin e tretë do të shpallen të martën. Zgjerimi në bashkimin monetar pritet të vazhdojë për tremujorin e 18-të me radhë. “Eurostat” gjithashtu do të zbulojë statistikat e papunësisë dhe parashikimet janë se treguesi do të bjerë në 9 për qind.

Javën e kaluar presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, tha se janë përmirësuar perspektivat dhe rajoni është “shumë i mirë”.