Ekonomi

Euro dobësohet kundrejt frangut nën 1.17

Vlera e euros rezultoi me humbje të konsiderueshme të çmimeve pas vendimit të fundit të Bankës Qendrore Evropiane (BQE). Monedha ra nën 1,1707 dollarë një ditë pasi çmimi ishte vlerësuar mbi 1,18 dollarë. BQE e caktoi çmimin e referencës në 1.1753, përcjell albinfo.ch.

Euro ra gjithashtu ndjeshëm kundrejt frangut zviceran. Euro kundrejt  frangut ka regjistruar në fillim të mbrëmjes në 1.1655, më pas është rritur në 1.1711, pak para vendimit të BQE-së.

Banka Qendrore Evropiane  kishte filluar ndryshimin e politikës monetare. Banka Qendrore, megjithatë do të ngadalësojë politikën monetare dhe do të vazhdojë të blejë bonot në vitin e ardhshëm. Ndonëse vëllimi i blerjeve të obligacioneve do të përgjysmohet nga 60 miliardë mujore aktuale nga janari në vetëm 30 miliardë euro në muaj. Megjithatë, Banka Qendrore e Evropës nuk ka caktuar një datë të qartë të përfundimi për blerjet dhe njoftoi vetëm se ato do të vazhdojnë deri në shtator 2018 më së voni.

Në kuadrin e vendimeve të marra nga Banka Qendrore e Evropës, zhvillimet e fundit me krizën e Katalonisë nuk kanë çuar në lëvizje të dukshme të çmimeve në tregun e këmbimeve valutore.