Shkurt.ch
Shqetëson shtimi i lindjeve me prerje cezariane
Nëse në vitin 1998 me prerje cezariane janë bërë 22.7% të lindjeve, në vitin 2008 kjo përqindje ka qenë 33 për qind
Shoqata e mamive të Zvicrës ka filluar një fushatë sensibilizimi kundër lindjeve me prerje cezariane. Duke iu referuar shifrave nga Enti Federal për Statistika, kjo shoqatë ka njoftuar opinionin sot se viteve të fundit është shënuar një rritje e madhe e përqindjes së lindjeve që bëhen në këtë mënyrë, jo të natyrshme.
Nëse në vitin 1998 me prerje cezariane janë bërë 22.7% të lindjeve, në vitin 2008 dhe 2009 kjo përqindje ka qenë 33 respektivisht 32.8 për qind e numrit të gjithëmbarshëm të lindjeve në Zvicër. Rënia e vogël në vitin 2009 krahasuar me një vit më parë ka të bëjë me ngurrimin e spitaleve publike për të bërë lindjet me këtë proces.
Ndërsa në spitalet private janë shënuar edhe më tutje rritje të numrit të lindjeve të tilla, njofton SF1 në një raport të publikuar sot
Shoqata e mamive synon që të ndryshojë mendimin e gabuar, të përhapur se “lindjet me prerje cezariane janë më të sigurta dhe më të thjeshta”. Për të realizuar këtë synim ajo planifikon botimin e një broshure lidhur me këtë temë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor