Ekonomi

Gjermania do t’i zvogëlojë kontributet e sigurimeve pensionale

Gjermania ka në plan vitin e ardhshëm të zvogëlojë kontributet e sigurimit pensional që mblidhen nga punëdhënësit dhe punonjësit me 1.3 miliardë euro, në saje të punësimit rekord dhe rritjes së rezervave, përcjell albinfo.ch.

Shifrat specifike do të miratohen pasi qeveria të njoftojë të dhënat e përditësuara të të ardhurave tatimore më 9 nëntor.

Sipas llogaritjeve, kontributet e sigurimeve pensionale deri në vitin 2021 duhet të mbeten të pandryshuara dhe të arrijnë në 18.7 për qind dhe të rriten më 2022 me 18.9 për qind për shkak të plakjes së popullsisë në Gjermani.

Punëtorët në vend ankohen për kontributet e larta të sigurimit të pensioneve dhe shpesh i kanë apeluar qeverisë për zvogëlimin e tyre.