Shkurt.ch
Nata më e ftohtë e nëntorit në 30 vitet e fundit
Në lokalitetin e njohur si më të ftohtin në Zvicër, La Brévine, është shënuar temperatura më e ulët për këtë sezon, - 31.4 gradë celsius
Gjatë natës së mbrëmshme dhe mëngjesit të sotëm në Zvicër, siç bën të ditur SF1, kanë mbretëruar temperatura jashtëzakonisht të ulëta. Kështu, në lokalitetin e njohur si më të ftohtin në gjithë Zvicrën La Brévine është shënuar temperatura më e ulët deri më tash për këtë sezon në Zvicër – 31.4 gradë celsius.
Temperatura të ulëta janë shënuar edhe në ultësira dhe në qytete. Kështu, temperatura deri në minus 18 gradë janë shënuar në Mathod ndërsa – 13.9 gradë ka rënë zhiva në termometër në mëngjesin e hershëm edhe në qytetin e Bernës. Pak më “ngrohtë” ka qenë në Cyrih, ku është shënuar temperatura -10.8 gradë celsius.
Meteorologët thonë se temperatura të tilla të ulëta nuk janë të zakonshme për muajin e nëntorit dhe nuk janë shënuar në 30 vitet e fundit. Temperatura të ulëta po vazhdojnë të mbretërojnë edhe gjatë ditës. Ato, varësisht nga vendi, sillen në mes të -4 dhe +4 gradë celsius.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor