Shkurt.ch

Parlamenti kundër regjistrave për pedofilët

Kundërshtimi për futjen në këta regjistra ka ardhur për shkakun se pritet rregullimi i ri i kësaj materieje me revidimin e ligjit penal

Dhoma e kantoneve e Parlamentit Federal të Zvicrës ka kundërshtuar mocionin për mbajtjen e një regjistri të pedofilëve në shkallë vendi. Këtë mocion e kishte propozuar deputetja e SVP-së në dhomën federale, Natalie Ricklin dhe ai ka pasur dje në dhomën e kantoneve votimin e dytë dhe përfundimtar pas atij të bërë në dhomën nacionale.

Mocioni i hedhur poshtë kërkonte që, duke i futur në regjistra në nivel të Zvicrës të dhënat e pedofilëve të ndëshkuar, të veprohej më fuqishëm kundër pedofilëve dhe dhunuesve të tjerë. Kundërshtimi për futjen në këta regjistra ka ardhur për shkak se kjo dhomë pret rregullimin e ri të kësaj materie që do të bëhet me revidimin e ligjit penal.

Ndërkohë, Dhoma e kantoneve është shprehur e vendosur në kërkesën që denoncimi i rasteve të dyshimit për abuzim të fëmijëve të jetë i detyrueshëm.