Ekonomi

Më lehtë falsifikohen eurot se frangat

Numri i bankënotave të falsifikuara zvicerane është në rënie të vazhdueshme. Në të njëjtën kohë, numri i eurove të falsifikuara është trefishuar në pesë vjetët e fundit. Në ndërkohë, më shumë euro konfiskohen në Zvicër sesa franga.

Vitin e kaluar, Zyra Federale e Policisë (Fedpol) ka konfiskuar franga të falsifikuara zvicerane në vlerë prej 341.000 dhe atyre evropiane me vlerë 367.000 euro, siç raporton “Sonntagszeitung”, përcjell albinfo.ch.

Fedpol nuk pret një rritje të falsifikimit. Gjithashtu vitin e kaluar bankënotat 50-frangëshe që ishin falsifikuar më lehtë ishin nxjerrë jashtë qarkullimit, ndërkohë që dizajni i ri nuk ishte prekur fare.

Banka Nacionale Zvicerane (SNB) sigurisht që është e kënaqur nga kjo prirje. Edhe me konceptin e sigurisë të kartëmonedhave të reja kishte kërkesa të larta për sigurinë, thotë një zëdhënëse e SNB-në. Gjithsej, bankënotat e serisë së re kanë 15 karakteristika të ndryshme të sigurisë.