Shkurt.ch

Shtrenjtohet dënimi për telefonatat gjatë vozitjes

Këshilli Federal planifikon që të shtrenjtojë në masë të madhe dënimin për përdorimin e telefonit gjatë ngasjes së veturës.

Aktualisht, kush kapet duke telefonuar nga vetura, paguan një gjobë prej 100 frangash., shkruan drs.ch.

Këshilli Federal i ka rekomanduar Parlamentit që të iniciojë një kërkesë për të ngritur çmimin e kësaj gjobe. Sipas Këshillimores për Mbrojtje nga Aksidentet, telefonimi nga vetura gjatë vozitjes e shton rrezikun e aksidentimit për pesë fish.