Ekonomi

Sërish forcohet euro

Monedha amerikane ra kundrejt euros, e cila është rritur me 0.6%, në 1.1820 dollarë.

Pas katër javësh rritjeje, dollari ra, sepse në Shtetet e Bashkuara pritet të rriten normat e interesit.

Këmbimi i dollarit kundrejt monedhës japoneze ra me 0.7% javën e kaluar, në 111.85 jen.

Indeksi i dollarit ra me 0.8%.

Euro u forcua, sepse fokusi është te takimit i Bankës Qendrore Evropiane që do të zhvillohet në dhjetë ditët e ardhshme.