Shkurt.ch
FIMM: SVP-UDC-ja të kërkojë falje për slloganet
FIMM, thotë se nuk mjafton distancimi i SVP-UDC-së, por ajo duhet t`u kërkojë falje bashkësive turke, ish-jugosllave etj. në Zvicër
Sloganet e cilësuara si raciste, të publikuara ditë më parë në portalin e seksionit të SVP-UDC-së në Widen kanë ngjallur reagime të shumta. Kështu Forumi për Integrim i Migrantëve (FIMM), që është e organizuar si federatë e organizatave të ndryshme të mihrantëvepërmes një komunikate ka dënuar përmbajtjen e këtyre sloganeve ka kërkuar që si partia në qendër (SVP-UDC) ashtu dhe seksioni i përmendur t`u kërkojnë falje komuniteteve tzurke dhe ish jugosllave.
Siç është njoftuar tashmë, në portalin e përmendur ishin transmetuar slogane fyese ndaj të huajve në përgjithësi dhe ndaj turqve e ish jugosllavëve në veçanti.
“FIMM është e indinjuar thellë me sloganet raciste të portalit të SVP-së në Widen (Aargau). Fakti se në deklarata thuhet se bëhet fjalë për një traktat satirik, e bën problemin edhe më brengosës, sepse SVP-UDC është evidente se nuk është në gjendje të dallojë atë por e ka marrë tekstualisht.
SVP udhëheq prej vitesh një propagandë që kufizohet me racizmin dhe ksenofobinë, kundër migrantëve që jetojnë në Zvicër. Fakti se sloganet aktuale, kuptohen tekstualisht – pavarësisht nëse (sipas SVP-së) përshkruhen si naive – është pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj propagande”, thuhet në komunikatën e FIMM.
Më tutje FIMM, thotë se nuk mjafton vetëm distancimi i SVP-UDC-së nga sloganet, por ajo duhet t`u kërkojë falje bashkësive turke, ish-jugosllave dhe të tjera, të huaja në Zvicër.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës