Shkurt.ch
SVP-UDC: Të ashpërsohet ligji për azilin
SVP-UDC kërkon që, përmes shkurtimit të ndihmave emergjente për azilkërkues, kantonet të stimulohen që t`i riatdhesojnë sa më shpejtë ata
SVP-UDC kërkon sërish ashpërsimin e ligjit për azilin. Siç kanë njoftuar sot në Bernë përfaqësuesit e SVP-së, në kuadrin e revizionit që po i bëhet këtij ligji, kjo parti ka paraqitur plot 40 propozime për ndryshim.
Sipas këtyre propozimeve, procedura e ankesës duhet të rregullohet krejtësisht ndryshe, ndërsa nuk duhet të ketë kurrfarë rregulloreje për rastet e rënda.
Pos kësaj, SVP-UDC kërkon që, përmes shkurtimit të ndihmave emergjente për azilkërkues, kantonet të stimulohen që të riatdhesojnë sa më shpejtë azilkërkuesit. SVP-UDC kërkon që me vendet si Italia, me të cilat ka më shumë probleme për pranimin e azilkërkuesve (sipas marrëveshjes së Dublinit), të rivendoset kontrolli kufitar.
Nga ana tjetër, në Zyrën Federale për Migracion thonë se vëni e sërishme e kontrollit kufitar mund të dalë kontraproduktive për Zvicrën.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës