Shkurt.ch

Kapet material spiunazhi, i dedikuar për Sirinë dhe Iranin

Doganierët e Zvicrës kanë kapur në kufi, materiale spiunazhi, që ishte destinuar për tu dërguar në Siri dhe Iran. Këtë njoftim e ka vërtetuar Sekretariati Shtetëror për Ekonomi SECO për Televizionin Publiktë Zvicrës.

Materialet e dedikuara për spiunazh janë aparatura teknike me të cilat mund të përgjohen telefonat mobilë.

Personat që kanë provuar të kontrabandojnë këto materiale, janë evropianë. Një grup është kapur në vitin 2010 ndërsa tjetri në vitin 2011.