Shkurt.ch

Kundër masave detyruese për të rinjtë pa profesion

Qe propozuar që të rinjtë pa arsimim profesional, të detyrohen që gjatë vitit të pauzës të absolvojnë në bujqësi ose në institute sociale

© Deputeti i FDP-PLR-së nga Lucerni, Otto Ineichen

Këshilli Federal i Zvicrës ka hedhur poshtë marrjen e masave detyruese për të rinjtë të cilët pas përfundimit të shkollimit të detyruar nuk fillojnë arsimimin profesional. Masat e tilla i kishte propozuar deputeti i FDP-PLR-së nga Lucerni, Otto Ineichen, ndërsa qeveria i rekomandon parlamentit që të mos i miratojë.

Ineichen kishte propozuar që të rinjtë që nuk janë duke ndjekur arsimimin profesional, të detyrohen që gjatë vitit të pauzës të absolvojnë në bujqësi ose në ndonjë institut social si për shembull në shtëpi pleqsh. Nëse ata do të kundërshtonin një angazhim të tillë, atyre nuk do tu paguheshin paratë e papunësisë.

Qeveria Federale është e mendimit se aktualisht te të rinjtë joshja për tu paraqitur në Entin e të papunëve është më e vogël se që ka qenë më parë.