Integrimi
Nuk gjejnë mësues-e për mësim plotësues në Moudon!
Përkundër kushteve relativisht të mira, asnjë mësues-e nuk ka shfaqur interesim për t’u ligjëruar gjuhën shqipe fëmijëve shqiptarë në Moudon
Disa aktivistë shoqërorë dhe politikë shqiptarë në qytetin Moudon me rrethinë (Vaud) ka me muaj që janë duke kërkuar një mësues-e për të ligjëruar gjuhën shqipe për fëmijët e tyre në qytezën e Moudon-it (Vaud).
Problemi qëndron në faktin se deri tani asnjë mësues-e nuk është treguar i/e interesuar që të shkojë në atë qytezë për t’iu mësuar vogëlushëve shqiptarë gjuhën e tyre amtare.
Për shkak të kësaj situate fëmijët shqiptarë në Moudon, jo pak në numër, janë të privuar nga ndjekja e mësimit plotësues në gjuhën shqipe edhe përkundër faktit se iniciuesit e këtij mësimi dhe prindërit kanë shfaqur interesim të madh dhe kanë investuar po ashtu materialisht për t’iu mundësuar mësueses-it kushte paksa më të mira.
Kjo situatë është për keqardhje, sepse edhe zyrtarët komunalë në Moudon kanë shfaqur mbështetjen e tyre të fuqishme, sikurse për anën logjistike (salla, etj.) ashtu dhe mbështetje materiale, për t’iu mundësuar fëmijëve shqiptarë në këtë qytezë dhe rrethinë që ta kultivojnë gjuhën dhe kulturën e tyre amtare.
«Kjo situatë na frustron, sepse nuk gjejmë dot zgjidhje për fëmijët tanë, por edhe gjendemi në pozicion jo të lakmueshëm karshi zyrtarëve komunalë, sepse ata kanë bërë çmos që të na i sigurojnë kushtet optimale për fëmijët tanë», thotë Avni Iseni, koordinator i LAPSH-it për Moudon.
Pra ata apelojnë te të interesuarit eventualë që të marrin informata më të hollësishme në shpalljen e tyre të botuar në portalin tonë: “Konkurs për një mësimdhënës-e në Moudon”
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes