Fun
Instagramit i kërkohet të ketë kujdes me disa selfie
Ka pasur rritje të numrit të fotografive selfie me kafshë të egra në Instagram për 292 për qind që nga viti 2014
Trendi i turistëve që bëjnë selfie me krijesa lokale ka rritur keqtrajtimin e kafshëve, sipas organizatës për kafshët “World Animal Protection”.
Organizata ka thënë se ka pasur rritje të numrit të fotografive selfie me kafshë të egra në Instagram për 292 për qind që nga viti 2014.
Kjo organizatë tani ka kërkuar nga rrjeti i madh social “të mbrojë kafshët në platformën e vet”, ndërsa Instagrami ka thënë se është duke punuar me ekspertët në adresimin e kësaj çështjeje, shkruan albinfo.ch.
“Ne e ndalojmë përdorimin e Instagramit për të lehtësuar ose organizuar aktivitet kriminal që shkakton dëmtime fizike ndaj kafshëve. Ne largojmë përmbajtjet që promovojnë gjuetinë e specieve të rrezikuara apo shitjen e kafshëve për luftëra të organizuara, dhe këto janë abuzime me kafshët”, ka thënë kompania.
Neil D’Cruze nga “World Animal Protection” thotë se “kafshët po vidhen nga natyra e egër dhe po përdoren për fotografime në rrjete sociale. Realiteti është se kafshët e pafata po vuajnë shumë, si para dhe pas kamerave”.
Më shumë se një e katërt e këtyre fotografive të analizuara nga organizata po gjykohen si “selfie të këqija”.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor