Shkurt.ch
16 vjet burg për industrialistin Schmiedheiny
Ai dhe belgu de Cartier shpallen fajtorë për vdekjen e shkaktuar nga azbesti të rreth 2000 punëtorëve gjatë periudhës 1973-1986
Industrialisti i njohur zviceran Stefan Schmidheiny është dënuar me 16 vjet heqje lirie në procesin e “azbestit” që ka filluar në dhjetor të vitit 2009. Këtë dënim ia ka shqiptuar zviceranit Gjykata e Torinos, e cila në po këtë proces me masë të njëjtë ndëshkuese, 16 vjet burg, ka dënuar edhe baronin belg Jean-Louis de Cartier.
Të dy këta kanë qenë bashkëpronarë të ndërmarrjes Eternit S.p.A me seli në Gjenovë të Italisë. Ata ngarkohen si fajtorë për vdekjen e shkaktuar nga azbesti – që prodhohej nga katër fabrikat e ndërmarrjes në fjalë – të rreth 2000 punëtorëve gjatë periudhës 1973-1986.
Prokuroria ka kërkuar 20 vjet heqje lirie dhe dëmshpërblime milionëshe për dy bashkëpronarët. Ajo i ngarkonte ata për shkaktim të qëllimshëm të vdekjes së një numri të madh të njerëzve dhe për shkatërrim të ambientit. Ndërsa trupi gjykues u ka shqiptuar atyre nga 16 vjet, për shkaktim vdekje nga pakujdesia.
Mbrojtja kërkonte lirim dhe pafajësi për dy të akuzuarit.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës