Shkurt.ch

Kisha ofron strehë për azilkërkuesit

Në objektet e kishës në komunën Aarburg (Aargau) nga 1 marsi do të strehohet një familje refugjatësh

Kolapsi në të cilin kanë rënë autoritetet zvicerane lidhur me strehimin e numrit në rritje të azilkërkuesve ka shtyrë kishat e Zvicrës të mendojnë për ndihmën që mund ta ofrojnë.

Për fillim, në objektet e kishës në komunën Aarburg (Aargau) nga 1 marsi do të strehohet një familje refugjatësh. Në këtë rast, kisha lë në dispozicion vendin ndërsa kantoni kujdeset për strehimin, shkruan news.search.ch.

Këtij modeli të strehimit i ka paraprirë një apel solidarizimi që e ka bërë Kantoni i Aargaut për “zgjidhje jokonvencionale” të problemit të strehimit të azilkërkuesve. E para është paraqitur pas këtij apeli ka qenë kryesia e Kishës Katolike të kantonit. Ndërkohë, janë duke u zhvilluar bisedime edhe me kisha tjera të vendit.