Shkurt.ch

13.5 vjet burg për vrasësin e të dashurës 16 vjeçe

Atij i është shqiptuar dënimi me 13.5 vjet burg, për vrasje me paramendim, rrezikim jete dhe armëmbajtje pa leje

Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut në Uster të Cyrihut ka shpallur sot fajtor kosovarin 23 vjeçar Sabit I. për vrasjen e të dashurës së tij, Celine Franck, atëbotë 16 vjeçare.

Atij i është shqiptuar dënimi me 13.5 vjet burg, për vrasje me paramendim, rrezikim jete dhe armëmbajtje pa leje.

Vrasja me revole është kryer në mars të vitit 2009 në Volketswil.

Pala paditëse kishte kërkuar dënim me 20 vjet heqje lirie për vrasje të rëndë, duke e përshjkruar krimin si ekzekutim të mirëfilltë dhe të kryer gjakftohtësisht.

Ndërsa pala mbrojtëse, kishte pleduar për 39 muaj burg duke thënë se bëhet fjalë për aksident dhe vrasje nga pakujdesia.

Dorasi gjendet në burg prej afër tri vitesh, dhe rrjedhimisht, kjo kohë i llogaritet në asën e tërësishme të dënimit.