Shkurt.ch

Zvicër, më pak çokollata se në vitin 2010

Zviceranët vitin e kaluar kanë ngrënë më pak çokollata se një vit më parë. 11.9 kg çokollatë ka ngrënë zvicerani mesatarisht gjatë vitit 2011, që i bie për 100 gramë, ose një çokollatë më pak se në vitin 2010.

Gjatë vitit 2011 në Zvicër janë ngrënë gjithsej 94008 tonë çokollatë (pa llogaritur këtu kakaon dhe çokollatën pluhur).

Po kështu, 18 prodhuesit zviceranë të kësaj ëmbëlsire kanë eksportuar gjatë vitit që shkoi 176332 tonë çokollatë, që është 0.1 për qind më pak se në vitin 2010. Por, për shkak të fuqisë së frangut, prodhuesit zviceranë kanë fituar 3.1 për qind më pak se sa para një viti, ose “vetëm” 1.69 miliard franga.