Shkurt.ch

Shtyhet emetimi i bankënotave të reja

Ishte paralajmëruar se Zvicra do të emetonte këtë vit bankënotate saj të reja. Por, siç ka bërë të ditur në një njoftim të saj Banka Nacionale e Zvicrës, ky emetim, për shkak të problemeve teknike, do të shtyhet për së paku një vit. Ajo do të njoftojë opinionin me kohë për terminin e ardhshëm.

Bankënotat e reja, sipas një plani të mëhershëm, duhej të hynin në qarkullim në fund të vitit 2012. Mirëpo, edhe para këtij premtimi, Banka Nacionale kishte bërë një shtyrje. Arsyeja ishte, perfeksionimi i shenjave të sigurisë në këto bankënota.

Sidoqoftë, banka Nacionale e Zvicrës thotë se furnizimi me bankënotat ekzistuese nuk po çalon. Bankënotat aktuale janë prodhuar në sasi të mjaftueshme.