Shkurt.ch
Zvicrës i kanoset kaosi në trafik
Në vitin 1990 në Zvicër kishte 3.8 milionë makina të regjistruara ndërsa në vitin 2000, 4.6 milionë sish dhe në vitiun 2011, 5.5 milionë
Vitin e kaluar rrugët e Zvicrës kanë përjetuar një “vërshim” të vërtetë të automjeteve. 420900 automjete janë regjistruar rishtas, duke e bërë trafikun edhe më të dendur dhe duke e tejkaluar rekordin që ishte vënë në vitin 1989.
Sipas njoftimit të Zyrës Federale të Statistikës, me këto prurje është rritur numri i automjeteve në rrugët e Zvicrës për 100 mijë sosh në 5.5 milionë ose shprehur në përqindje, 2.2%.
Në vitin 1990 në Zvicër kishte 3.8 milionë makina të regjistruara ndërsa në vitin 2000, 4.6 milionë sish.
Tri të katërtat e të gjitha automjeteve në qarkullim janë vetura. Në këtë kategori madje rritja në krahasim me vitin 2010 është për 11 për qind, duke mbërritur në 4.2 milionë. Marrë sipas numrit të banorëve i bie që dy zviceranë të posedojnë më shumë se një veturë.
Duke marrë pretekst nga statistikat e përmendura, dhe nga rritja e madhe e dendësisë së automjeteve në rrugët e Zvicrës, me gjithë pasojat negative për ambientin, të Gjelbrit e Zvicrës kanë bërë një propozim origjinal: të shtrenjtohet benzina deri në 5 franga për litër!
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës