Shkurt.ch

Në Bahnhofstrasse, qiraja 12500 franga për metër katror

Më shumë se në këtë rrugë duhet paguar vetëm edhe në Hong Kong dhe në Nju Jork

Qiraja për një metër katror në një lokal afarist ose tregtar në rrugën e njohur qendrore të Cyrihut, “Bahnhofstrasse” kushton 12500 franga në vit. (Tash, llogariteni sa do të kushtonte një lokal mesatar rreth 100 metra katrorë…).

Por, edhe kjo nuk është mjaft! Bahnhofstrasse, rrugë e gjatë 1.4 km, zë vetëm vendin e tretë për nga shtrenjtësia e qirasë. Këto të dhëna i ka zbardhur një studim i kryer nga Location Group Zürich, i cili ka përcjellë zhvillimet në Bahnhofstrasse gjatë dhjetë viteve të fundit.

Më shumë se në këtë rrugë, për qira duhet paguar vetëm edhe në rrugën Causeway Bay të Hong Kongut (14312 franga) dhe në 5th Avenue të Nju Jorkut, 19882 franga, njofton tagesanzeiger.ch.