Shkurt.ch

Qendra speciale për azilkërkuesit delinkuentë

Azilkërkuesit që kanë rënë në kundërshtim me ligjin mund të strehohen në kampe të veçanta vetëm për ta

Idenë për një gjë të tillë e kanë shprehur fillimisht autoritetet e azilit nga kantioni i Tiçinos. Por, atë e ka mbështetur publikisht në gazetat “SonntagsZeitung” dhe “Sonntag” edhe Mario Gattiker, shef i Zyrës Federale për Migracion.

Azilkërkuesit kriminelë dëmtojnë sistemin e azilit, ka thënë ai, dhe ka shtuar se “kjo ide nuk ka të bëjë me qendra internimi”. Por, thjesht, gjyqtarët me vendimet e tyre do t`ua ndalonin personave të tillë qasjen në zona të caktuara të qyteteve ose vendbanimeve.

Gattiker ka thënë më tutje se shumica e madhe e azilkërkuesve ka sjellje korrekte. Për këtë arsye, ka shtuar ai, “kjo shumicë njerëzish nuk është e drejtë të vuajë për fajet e pakicës në mesin e tyre”.