Intervista
Ridvan Murati merr drejtimin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Cyrih
Publiku e njeh si aktor serialesh dhe filmash. Ndërsa, nga korriku i këtij viti, Ridvan Murati është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Qendrës Kulturore të Kosovës në Cyrih
Kohë më parë, në krye të Qendrës Kulturore të Kosovës është emëruar (si ushtrues detyre) Ridvan Murati. Publiku i gjerë e njeh Muratin kryesisht si aktor të serialeve të realizuara në Kosovë. Por, ai, prej disa vitesh jeton në Zvicër, ku dhe punon në një teatër në Bazel. Lidhur me ardhjen e tij në këtë post, planet dhe synimet që ka si drejtues i QKK-së dhe çështje të tjera, albinfo.ch ka zhvilluar një intervistë me të.
albinfo.ch: Si erdhët në krye të Qendrës Kulturore të Kosovës në Cyrih?
Ridvan Murati: Me vendim të Ministrisë së Diasporës. E rëndësishme të theksohet se funksionimi i Qendrës Kulturore, kryerja e detyrave dhe përgjegjësive të punës si dhe të gjitha aktivitetet realizohen në rrjedha normale të punës dhe me kompetenca të plota në përputhje me PVP të miratuar nga Ministria e Diasporës dhe financuar nga Buxheti i Kosovës.
albinfo.ch: Përse si ushtrues detyre?
R. Murati: Për shkak se ende nuk është zgjidhur statusi i Qendrës.
albinfo.ch: Legjislacioni në fuqi e lejon në këtë pozicion lëvizjen e zyrtarëve të brendshëm brenda institucionit. Në këtë rast, caktimi i juaj në pozitën e ushtruesit të detyrës duhet të bëhet në bazë këtyre dispozitave ligjore në fuqi, përndryshe do të ishte e nevojshme shpallja e konkursit?
R. Murati: Padyshim që konkursi do të shpallet në momentin që do të zgjidhet statusi i Qendrës Kulturore, bazuar në ligjin e ri për Diasporën dhe ligjin për OJQ jashtë Kosovës.
Albinfo.ch: Si do ta zgjidhni statusin e juridik të kësaj qendre që ende nuk është i qartë që prej themelimit?
R. Murati: Statusi i Qendrës Kulturore do të zgjidhet pas miratimit të Ligjit për Diasporën i cili është në përgatitje e sipër dhe në momentin që të jetë gati ky ligj do të dërgohet në Qeveri dhe Kuvend të Republikës së Kosovës për miratim. Në këtë ligj do të definohet qartë dhe saktë statusi i qendrave kulturore në përgjithësi.
albinfo.ch: A keni informacione se pse ende nuk është regjistruar QKKDM-së pranë autoriteteve zvicerane, duke u mbështetur edhe në marrëveshjet që Republika e Kosovës ka me shtetin zviceran?
R. Murati: Regjistrimi i qendrës është i ndërlidhur direkt me statusin e qendrës që nënkupton se përgjigjet për gjitha pyetjet do ti keni pas përfundimit dhe miratimit të Ligjit për Diasporën nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Megjithatë dua të theksoj se pas ardhjes në Qendër kam bërë menjëherë edhe një kërkese zyrtare për të gjetur një mundësi sa më të shpejt për zgjidhjen e statusit të kësaj qendres..
Albinfo.ch: Jeni një aktor i njohur dhe njiheni nga seriali “O sa mire¨” po edhe se keni raporte të mira me zviceranët, si do ta vazhdoni këtë bashkëpunim?
R. Murati: Është e vërtetë, unë punoj diku rreth 8 vite në Theaterfalle Basel, jam i vetmi shqiptar ose më mirë të them i vetmi “Auslander” edhe pse shpesh e them që unë nuk jam (Auslander) por një Albaner heheh. Sigurisht që do të ruaj bashkëpunimin me zviceranët. Do të intensifikoj sa më shumë bashkëpunimin dhe bashkërisht nëpërmjet kulturës të krijojmë një ure lidhëse në mes dy shteteve.
Albinfo.ch: Çfarë risishë mendoni t’i sillni jetës kulturore të shqiptarëve në Zvicër?
R. Murati: Mendoj se Diaspora këtu është lënë anash sa i përket kulturës së mirëfilltë. Kësaj diaspore nuk i është servuar sa duhet me vlera të mirëfillta. Mendoj se kohën e fundit ka filluar një iniciativë ose më mirë të them një mobilizim i artistëve të ndryshëm, shoqatave të ndryshme që të fillojnë të lëvizin në këtë drejtim. Mu për këtë kam menduar që Qendra ta ketë një këshill profesional dhe të gjitha aktivitetet që do t’i organizjën Qendra, të jenë të organizuara prej njerëzve që janë profesionistë. Jemi në rrugë të duhur te formimit dhe shumë shpejtë do ta bëjmë publike.
Albinfo.ch: Si do ta promovoni kulturën dhe trashëgiminë kulturore të Kosovës, kuptohet te vendësit në këtë rast zviceranët?
R. Murati: Ne gjithmonë kemi provuar t’i tregojmë vlerat tona kulturore te zviceranët dhe të tjerët me një vullnet shumë të madh dhe me plot krenari. Edhe pse mendojë se nganjëherë i kemi dhënë rëndësi më shumë patriotizmit (sigurisht e çmoj ) por mendoj se tash jemi në një kohë kur duhet t’i tregojmë gjithë këtyre se shqiptarët kanë një kulturë të lashtë të artit dhe se e njohin muzikën, pikturën, fotografinë, teatrin dhe shumë tjera dhe se jemi shumë të informuar në secilën fushë të kulturës. Për fund i ftoj gjithë artdashësit, gjithë talentet, e gjithë diasporën se nëse kanë ide ose vullnet te bashkëpunojnë me Qendrën e Kulturës mos të hezitojnë por të afrohen e bashkërisht të krijojmë gjëra të bukura artistike.
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor