Shkurt.ch

Rekordi i ri i acarrit: Minus 37 gradë!

Meteorologët thonë se moti i ftohtë, me një zbutje të lehtë, do të mbretërojë edhe gjatë javës që vjen

Megjithëse në pjesën më të madhe të Zvicrës natën e mbrëmshme pati një zbutje të vogël të temperaturave, në disa vende janë shënuar temperatura ekstreme, dhe më të ftohtat deri më tash për këtë dimër.

Kështu, në Glattalp (SZ) që është në lartësinë 1800 metra mbi nivelin e detit termometri ka treguar temperaturën prej minus 37 gradësh. Por, këtë temperaturë e vënë në pyetje meteorologët për faktin se nuk është e sigurt nëse termometri që ka treguar atë, është brenda standardeve të Organizatës Botërore të Meteorologjisë (WMO).

Por, nga ana tjetër, temperatura 33.8 gradë që është shënuar mbrëmë në Ulrichen im Obergoms (Valis) pranohet edhe zyrtarisht si e rregullt dhe deri më tash shënon temperaturën rekorde të shüenuar në Zvicër gjatë këtij dimri.

Meteorologët thonë se moti i ftohtë, me një zbutje të lehtë, do të mbretërojë edhe gjatë javës që vjen.