Shkurt.ch
Vetëm mrekullia ka mundur të shpëtojë Vanesën dhe Admirin!
Këtë mërkurë, Vanesa, pasi kishte mbaruar punën, hip në makinën e punës të cilën e ngiste kolegu i saj, Admiri. Pasi kishin ngarkuar materialin që duhej dërguar diku, Admiri ndez makinën.
Por, makina niset shumë shpejt dhe duke i dalë Admirit nga kontrolli shkon drejt e mbi binarët e trenit. Në po këtë moment treni po vinte me shpejtësi drejt tyre. “Do të vdesim”, dorëzohen Vanesa dhe Admiri.
Treni godet makinën me gjithë fuqinë e tij dhe pasi e bart ca metra, e hedh tutje në një shtyllë elektrike, shkruan blick.ch. Lokomotivisti as që kishte vënë re goditjen, ndërkohë që dy të rinjtë po përballeshin me vdekjen.
Por, si për mrekulli, Vanesa del nga makina. Edhe Admiri, po ashtu. Dhe, përderisa djali kishte një gërvishtje në fytyrë, vajza shpëton pa asnjë therë në këmbë! Para se t`i çonin në spital për kontroll, Vanesa nuk ishte përmbajtur pa e bërë një fotografi nga vendi i aksidentit.
“Ndryshe, askush nuk do të më besojë se kam mundur të shpëtoj gjallë nga një aksident i tillë”, thotë ajo.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës