Shkurt.ch

8 mijë tonë municion nën liqenet zvicerane

Më me rrezik do të ishte ndonjë veprim për nxjerrjen e municionit në fjalë se sa vazhdimi i mbetjes së tij aty ku është

Një sasi e madhe municioni, tetë mijë tonelata ndodhet nën liqenet e Zvicrës. Dhe sipas departamentit të Mbrojtjes, ky municion do të mbetet aty ku është.

Arsyeja për këtë qëndron në faktin se, sipas departamentit dhe sipas ekspertëve, më me rrezik do të ishte ndonjë veprim për nxjerrjen e municionit në fjalë se sa vazhdimi i mbetjes së tij aty ku është.

Ekspertët e armatimit në një raport të bërë në vitin 2010 kishin deklaruar se largimi i këtij municioni lidhet me rreziqe të shumta dhe veç kësaj kushton shumë, bën të ditur drs.ch.

Shumica e municionit të përmendur ghjendet në thellëssinë prej 25 cm deri në 2 metra nën fundin e liqeneve. Ai është hedhur nga forcat ushtarake të Zvicrës që nga Lufta e dytë Botërore deri në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar.

Nga ana tjetër, edhe sipas departamentit përgjegjës, municioni nën liqene nuk u shkakton dëme ujërave. Po kështu, është praktikisht e pamundur që ai municion që ndodhet nën ujë të eksplodojë papritur.