Shkurt.ch

Kundër shërbimit të detyruar ushtarak

Bartës kryesor i iniciativës ka qenë, Grupi për një Zvicër pa ushtri (GSOA)

Vihet në procedim iniciativa “Po për heqjen e detyrimit të shërbimit ushtarak”. Për tu pranuar në procedim kjo iniciativë janë grumbulluar afër 107 mijë nënshkrime të vlefshme, ka bërë të ditur Kancelaria Federale, ndërkohë që mjaftojnë 100 mijë nënshkrime për tu shpallur iniciativa e rregullt.

Bartës kryesor i iniciativës ka qenë, Grupi për një Zvicër pa ushtri (GSOA).

Hapi i ardhshëm procedural është qëndrimi që duhet të marrë Qeveria Federale rreth iniciativës.