Fun

Parada e Oktoberfestit

mbajtur gjithmonë në ditën e dytë të festivalit më të madh të birrës në botë, parada është një rast për bavarezët të prezantojnë kostumet e tyre më të mira tradicionale.

Mijëra persona morën pjesë në paradën vjetore të kostumeve të Oktoberfestit në Mynih. E mbajtur gjithmonë në ditën e dytë të festivalit më të madh të birrës në botë, parada është një rast për bavarezët të prezantojnë kostumet e tyre më të mira tradicionale.

Siç është zakon, meshkujt kanë veshur pantallona lëkure, të cilat janë me gjatësi të vogël  ose deri tek gjunjët, të shoqëruar me kapele e këmisha tradicionale.

“Kjo paradë është diçka e veçantë, pasi ka shumë disiplinë dhe shumë spektatorë” tha Franz Leoman. Gratë me veshje të karakterizuara me ngjyra të ndritshme dhe detajet e bukura. Edicioni i 184-të i Oktoberfestit të Mynihut përfundon më 3 tetor.