Shkurt.ch

Bankierët, të shetësuar për transferin e të dhënave në SHBA

Shumë punonjës bankash, dhe në veçanti këshilltarët, po ndjejnë pasiguri në punën e tyre

Pas njoftimeve mbi lejimin e transferim të të dhënave të koduara bankare nga bankat zvicerane në SHBA, punonjësit e bankave zvicerane janë shprehur të shqetësuar. Kështu, federata e nëpunësve zviceranë të bankave ka kërkuar nga punëdhënësit e tyre qartësim më të madh të madh lidhur me këtë.

Sipas saj, shumë punonjës bankash, dhe në veçanti këshilltarët, po ndjejnë pasiguri në punën e tyre. Ata nuk e dinë nëse emrat e tyre mund të lexohen në ndonjërin nga dokumentet e dekoduara, të transferuara në SHBA ose jo. Dhe nëse po, a mund të kenë pasoja penale nga kjo.

Për këtë arsye, federata thotë se bankat duhet të sqarojnë përfundimisht gjendjen, në mënyrë që secili punonjës të dijë nëse është i prekur nga kjo ose jo.

Ndërkohë Departamenti i Financave i Zvicrës i ka siguruar punonjësit e bankave se deri më tash nuk është transferuar në SHBA asnjë e dhënë e dekoduar e punonjësve në fjalë.