Shkurt.ch

Punëdhënësit sfidojnë sindikalistët

Punëdhënësit kërkojnë që kontrata e vjetër të shpallet sërish e vlefshme dhe detyruese deri në lidhjen e kontratës së re të përgjithshme

Po vazhdon konflikti në mes të federatës së punëdhënësve të ndërtimtarisë dhe sindikatës Unia që i përfaqëson punëtorët e kësaj dege. Konflikti ka të bëjë me përtëritjen e kontratës së re kolektive, pas ndërprerjes së kontratës së vjetër.

Punëdhënësit tashmë kanë futur në lojë edhe Sekretariatin Shtetëror të Ekonomisë (Seco) dhe kërkojnë që kontrata e nxjerrë nga fuqia në fund të vitit 2011 të shpallet sërish e vlefshme dhe detyruese deri në lidhjen e kontratës së re të përgjithshme. Vetëm në këtë mënyrë, thonë ata, do të mund të luftohet dumpingu i pagave në ndërtimtari, shkruan drs.ch.

Në dhjetor të vitit të kaluar një kërkesë të tillë e patën nënshkruar rreth 24 mijë punëtorë të ndërtimit. Përfaqësuesit e federatës së punëdhënësve ua kanë dorëzuar këto nënshkrime drejtorisë për punë.