Shkurt.ch

Njerëzit pa letra kanë të drejtë të martohen

Gjykata është përcaktuar për një qëndrim të tillë duke vendosur për rastin konkret të një çifti nga Kameruni

Të huajve pa letra (Sans-Papiers) ashtu si dhe azilkërkuesve me status të refuzuar të azilit nuk mund t`u ndalohet në mënyrë sistematike lidhja e martesës. Ky është një vendim i ri, i marrë nga Gjykata Federale e Zvicrës.

Gjykata në fjalë është përcaktuar për një qëndrim të tillë duke vendosur për rastin konkret të një çifti nga Kameruni, që kishte në plan të martohej. Burri dhe gruaja në fjalë jetojnë së bashku që nga viti 2007 dhe kanë një fëmijë të përbashkët 3 vjeçar.

Sipas Gjykatës Federale, bazuar në rrethanat ekzistuese, bashkëshorti pas martesës do të vinte gjithsesi te gruaja e tij në Zvicër, duke shfrytëzuar të drejtën njerëzore për jetë të përbashkët familjare.

Ndërkaq, ndryshe do të vendosej sikur të kishte të indikacione se në rastin konkret kemi të bëjmë me martesë fiktive.