Shkurt.ch
“Kthimi i postës me shishe”, lajm i rremë
Shishen e hedhur në Rajnë, e kishin gjetur disa shakaxhinj në liqenin Bodensee dhe e kishin dërguar në Afrikë të Jugut...
1 prilli, Dita e Rrenave është ende larg, prandaj nuk është koha për “Aprilili”. Por për disa njerëz kjo ditë dukset se ka ardhur…
Lajmi për „postën me shishe”, që ishte publikuar javë më parë në mediet zvicerane (edhe në albinfo.ch) doli të ketë qenë i rrejshëm. Këtë e ka pranuar vetë burimi i lajmit, gjegjësisht zvicerani Werner Kuhnis nga Oberriet (SG) i cili pa dashje kishte vënë lajthim opinionin se gjoja “i ishte kthyer nga Kapetown i Afrikës së Jugut një letër që e kishte hedhur në lumin Rajna, pasi që e kishte futur në një shishe, para më se 30 vitesh”.
Por, faji nuk është i tij. Edhe atë vetë e kishin mashtruar personat që shishen e tij të hedhur me të vërtetë, e kishin gjetur në liqenin Bodensee. Ata ia kishin dhënë një gruaje nga Kapetown i Afrikës së Jugut, e cila pastaj, për të bërë shaka, ia kishte postuar autorit të letrës në shishe.
Kühnis, pasi që i kanë treguar se fjala kishte qenë për një shaka, nuk u është hidhëruar shakaxhinjve. Ai ishte interesuar dhe kishte shikuar në internet për të gjetur nëse ekziston ndonjë mundësi që shishja të lundronte nga lumi Rajna, nëpër liqenin Bodensee e deri në Atlantik për të shkuar deri në Afrikën e Jugut.
Dhe, kjo i qe dukur e pabesueshme, thotë ai, pasi që e “ka hëngër” rrengun.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës